Mesazhi/ Eksperti: Rama urdhër drejtorive arsimore, asnjë informacion për infektimet për ‘gazetat e lagjes’

Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti ka publikuar një mesazh që kryeministri Rama u ka dërguar drejtorive arsimore, ku duke dashur të fshehë realitetin e hidhur të infektimit të mësuesve dhe nxënësve, urdhëron asnjë shkollë të mos japë prononcime për ato që i quan ‘gazeta lagje’

‘Rama bunkerizon shkollat nga frika e realitetit të zymtë të infektimit të mësuesve dhe nxënësve.

Në panik prej situatës së pandemisë që ka dalë jashtë kontrollit në kopshte e shkolla, Rama përmes MASR, urdhëron që të gjitha institucionet arsimore, të mos japin asnjë informacion mediave ose siç i quan në mesazhin e nisur nga MASR, drejt Zyrave Vendore Arsimore, gazetave të lagjes. Cilido që kërkon informacion, duhet ti drejtohet Media MASR dhe Rama, do të pergatis, regjinë, skenarin dhe aktorët për maskaradën e radhës, si në rastin e spitaleve, ku njerëzit janë të lumtur që janë të sëmurë e po kujdeset qeveria për ta.

Mësuesit, prindërit, nxënësit, të përbuzin këte urdhër dhe të denoncojnë çdo shkelje të protokollit të sigurisë, masat gjysmake për mbrojten e shëndetit të tyre dhe shantazhin që u bëhet për të fshehur të vërtetën.

Ja mesazhi derguar ZVA dhe shkollave

Çdo kërkesë të gazetarëve duhet t’u jepni përgjigje të drejtohen pranë Media MASR për informacion.

Asnje nga Ju nuk do të prononcohet as për "gazetën e lagjes" pa marrë më parë konfirmim nga Media MASR.