Itali/ 636 viktima dhe rreth 38 mijë të infektuar me Covid-19 në 24 orë

Vijon rritja e numrit të viktimave dhe i rasteve pozitive me Covid-19 në Itali.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 636 viktima dhe 37.978 të infektuar më shumë se një ditë më parë.

Me shifrat e sotme, numri i viktimave nga Covid-19 në Itali që prej nisjes së pandemisë ka arritur në 43.589, ndërsa i të infektuarve në 1.066.401.

Fatmirësisht sot janë shënuar një numër rekord personash të shëruar,  rreth 15.645 duke e çuar numrin e tyre në total 387.785.

Aktualisht në Itali janë 635 054 të infektuar aktivë me koronavirus.

Numri i tamponeve të kryer në 24 orët e fundit është 234 672.