Mjeku Baçi në SYRI TV: Gjendja në Itali nuk është e mirë! Shumica e viktimave nga trompoza

I ftuar në Intervista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko ishte mjeku shqiptar në spitalin e Parmës Shpëtim Baçi, i cili ka folur për përballimin e situatës pandemike në vendin fqinj dhe jo vetëm.

Çfarë po ndodh me vendin fqinj me rikthimin e valës së dytë, ku numri i infeksioneve po e kalon shifrën e 1 milion, si është gjendja në Parma?

‘Gjendja në Itali nuk është e mirë si në gjithë botën, pasi muajin e kaluar është shtuar numri I të sëmurëve dhe të vdekurve, ku vetëm dje ishin gati 632 të vdekur dhe mbi 32 mijë pozitiv nga testimet e kryera. Në krahasim me muajin mars dhe prill, nuk është vetëm Lombardia apo Italia e Veriut, por është e gjithë Italia që po përballet me infeksionin. Kjo ka rritur shumë numrin e të prekurve, duke krijuar probleme me shtrimet në spitale, në të gjithë Italinë. Në Parma gjendja është aktualisht nën kontroll, por numri të sëmurëve është rritur. Për momentin të sëmurët janë të përqëndruar në spitalin shtetëror të Parmës. Nuk është ndaluar veprimatria e reparteve të kirurgjisë, ortopedisë, sëmundjeve tumoriale. Për momentin jemi zonë e verdhë’, ka thënë mjeku Baçi.

I trembeni një skenari të ngjashëm me muajt e kaluar?

‘Nuk jemi si në muajn mars pasi kemi më shumë njohuri për virusin dhe përballimin e situatës. Është një sëmundje që zgjat shumë, as 1 ditë as 2 por një I sëmurë rri edhe një muaj në spital. Kalimi I sëmundjes nga një person te tjetri është e lehtë. Masat e fundit e marra nga qeverisë Italiane kanë dhënë efekt. Në krahasim me muajin mars dhe prill është ulur mosha mesatare, Kemi shumë të rinj pozitiv. Edhe pse skanë pasur shenja, tamponi ka rezultuar pozitiv për shumë të rinj që kanë ardhur për probleme të tjera, jo nga Covid’.

Në lidhje me situatën e spitaleve në Shqipëri, Baçi ka sqaruar se ka qënë në kontakt edhe me mjekët tanë, duke ndarë ekperiencat e fudnit si dhe protokollet e kurimit të pacintëve me Covid-19.

‘Kam pasur bashkëpunim me mjekët në Shqipëri, me mjekun Piperon për të zbatuar protokollet e fundit për trajtimin dhe diagnostikimin e Covid. Dua tu bëj thirrje mjekëve të familjes, që në momentin e parë që zbulojnë virusin, të fillojnë menjëherë të vendosin terapinë. Të gjithëve tu japin hollusin e gjakut, heparinën. Covid nuk dëmton vetëm mushkrinë por edhe organet e tjera, zemrën, enët e gjakut, pjesën e brendshme të enes së gjakut dhe mushrisë, duke krijuar trompozë.

Nëse I sëmuri ka tempoeraturë kollë këputje, nuk ndjen shijen dhe nuhatjen, këshillohet holluesi i gjakut. Shumica e viktimave vijnë nga mpiksja e gjakut, trompozat’ka sqaruar Baçi.