Këngëtarja e njohur tregon se si i ndryshoi jeta pasi u diagnostikuar me kancer

Këngëtarja e njohur, Kylie Minogue ka treguar kohën kur ajo u diagnostikuar me kancer të gjirit në 2005.

52 vjeçarja ka folur për “People” se si udhëtimi me sëmundjen i ndryshoi jetën.

“Ishte njësoj sikur toka pëson një lloj rrëshqitje nga boshti i saj. Ti shikon gjithçka ndryshe. Kujtoj kur mësova sëmundjen, por bota nuk e dinte. Isha me vëllain dhe të dashurin, ne kishim ngrirë të gjithë dhe shkuam në kafe. Kamarieri na pyeti “Hej si jeni sot? Në mënyrë robotike thamë “Falë zotit, jemi mirë”, dhe në atë moment vetëm mendova: Ti vërtetë nuk e di se si janë të tjerët.”

Pasi mori vesh diagnozën e saj, Kylie nisi trajtimin dhe kimioterapitë dhe në shkurt 2006, ajo tregon se u shërua.

Fituesja e çmimit “Grammy” thotë se kjo eksperiencë i ka ndryshuar jetën.

“Ishte një ndryshim i madhë. Me këto që po ndodhin në botë, ka shumë njerëz që flasin për një normalitet të ri, por unë mendoj se pas kancerit, jeta aksidentalisht ndryshon, dhe ti duhet të përshtatesh.”./K.H/Syri.net/