E pabesueshme! Këngëtari i njohur bën publik numrin e telefonit për të qenë më afër fansave

Jemi mësuar me rastet kur fansat bejnë gjeste të ndjera për personazhet e tyre të parapëlqyer, por duket se ky është rasti i kundërt.

Këngëtari me famë botërore, Jason Derulo, ka befasuar fansat e tij dhe jo vetëm, me vendimin që ka marrë së fundmi.

Jason ka bërë publik numrin e tij të telefonit dhe i ka treguar të gjithëve se është i disponueshëm për të gjithë, raporton “The Things”.

“Ç’kemi njerëz, kam vendosur që të bëjë diçka të çmendur. Do të bëj publik numrin tim në Instagram. Dua që ju të më shkruani çfarëdo që keni në mendje në secilën orë të ditës apo natës, unë jam gjithmonë në studio duke punuar.”- ka thënë Derulo ndërsa fansat nuk u kanë besuar syve.

Edhe vetë Jason e ka quajtur këtë diçka të çmendur, por përkushtimi për fansat e tij është i madh dhe ata meritojnë respekt.

Përveç Eminem, Derulo është i dyti që bën një gjest të tillë dedikuar fansave dhe ndjekësve të tij.

Nuk ka aspak dyshime, se numri i telefonatave dhe mesazheve që do të marrë do të jetë i lartë.

Kujtojmë se Derulo është njohur gjithmonë për afrimitetin e tij me fansat, dhe kjo u faktua kur ai u këndoi fansave nga një ballkon, në vend të një arene, pasi koncerti i tij në Pragë u anulua për arsye sigurie.