COVID-19/ Mutacioni i përhapur mund ti shpëtojë efektit neutralizues të antitrupave

Një mutacion mjaft i përhapur i koronavirusit tregon aftësinë për t’i shpëtuar veprimit neutralizues të sistemit imunitar dhe antitrupave të tij , paralajmëron një studim i ri shkencor ndërkombëtar.

Që nga fillimi i pandemisë, shkencëtarët kanë gjetur mijëra mutacione në gjenomën e virusit SARS-CoV-2 në mostrat e marra nga pacientët Covid-19 në të gjithë botën.

 Ky mutacion, i quajtur N439K, ndikon në proteinën spike të përdorur nga virusi për të infektuar qelizat njerëzore dhe është shënjestra kryesore e antitrupave dhe shumë vaksinave.

Studiuesit nga disa vende, të udhëhequr nga Dr. David Robertson i Qendrës së Kërkimit të Virusit të Universitetit të Glasgow në Skoci, të cilët bënë eksperimente laboratorike dhe para-botim të lidhur me të në bioRxiv, sipas "Nature", zbuluan se ky mutacion mund të pengojnë veprimin e antitrupave neutralizues. 

Midis këtyre antitrupave të fuqishëm që mutacioni dobëson janë edhe ata që janë natyrshëm të pranishëm në trupin e njerëzve që janë rikuperuar nga Covid-19 dhe disa antitrupa premtues monoklonalë që janë duke u zhvilluar si terapi anti-koronavirus.

Mutacioni N439K është zbuluar të ndodhë të paktën dy herë në mënyrë të pavarur dhe është identifikuar në 12 vende.

Sipas studiuesve, fakti që "SARS-CoV-2 mund të shndërrohet për t'i shpëtuar përgjigjes imune ka pasoja për efektivitetin e zhvillimit të vaksinave dhe terapive me antitrupa". 

Prandaj, ata tregojnë "nevojën për mbikëqyrje të vazhdueshme molekulare të koronavirusit, i cili do të drejtojë zhvillimin dhe përdorimin e vaksinave dhe ilaçeve".