VIDEO/ Shqipëria fiton vëllazëroren me Kosovën

Në “Elbasan Arena” u luajt takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Kosovës, shkruan Syri.net.

Kuqezinjtë fituan këtë takim vëllazëror me rezultatin 2-1.

Bekim Balaj shënoi i pari në minutën e 31-të, pasi mori një asist nga Myto Uzuni.

Në pjesën e dytë ishte Uzuni, i cili u tregua i saktë brenda zone në minutën e 64-t, duke dyfishuar shifrat.

Kosova reagon dhe në të 85’ Vedat Muriqi nga pika e bardhë shkurton diferencën e golave, për t’i dhënë shpresë “Dardanëve” për barazim.

Por deri në fund nuk ndryshon më rezultati dhe janë të besuarit e Edi Rejës që fitojnë 2-1.