FOTO/ Tuta me çizme me takë? Irina Shayk provon kombinimin e pazakontë

Në modë, rregullat janë për t’u thyer dhe shembulli më i mirë është Irina Shayk. 

Modelja ruse është fotografuar së fundmi në rrugët e ‘Nee York’ e veshur me një kostum sportiv ‘velvet’, në ngjyrë gri dhe kaq ka mjaftuar që këto pamje të bëjnë xhiron e rrjetit.

Irina e kishte kombinuar veshjen e saj me një palë çizme në ngjyrë gri, syzet dhe maskën e vendosur, e cila kishte të njëjtin dizajn si çanta e saj.

Megjithëse, shumë mund të mendojnë se veshja e tutave me çizme me takë, tingëllon si një kombinim disi i rrezikshëm, Irina tregoi se kjo është moda e re që do të ndiqet këtë vjeshtë.

Irina vendosi një trend duke treguar talentin e saj si modele dhe duke treguar se pantallonat jo vetëm i përkasin karantinës, por edhe shkëlqejnë në rrugë, duke ecur në mënyrë të vendosur dhe të qëndrueshme me këto çizme me taka të holla, të cilat janë një nga trendet e momentit.

Nëse diçka e dallon Irinën, është të ketë një stil elegant, klasik dhe sportiv elegant, cilësi që ajo i shkriu në këtë veshje deri në përsosmëri./MXHola/ K.h/Syri.net/