Florian Marku ndërpret intervistën me gazetaren britanike, ia ‘plas’ shqip: Dua që të...

Pas një pauze gati 2-vjeçare, Florian Marku është rikthyer më i fuqishëm se kurrë pasi brenda 2 minutash ka hedhur në tapet kundërshtarin britanik, Muma Muemba.

Pas ndeshjes, boksieri shqiptar ndërpret intervistën me gazetaren britanike për të përshëndetur në gjuhën shqipe të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Dua të them dy fjalë në gjuhën shqipe: "Faleminderit të gjithëve për përkrahjen ju kam thënë se unë kur futem brenda në ring jap shpirtin, se kjo është ajo që e dua më së shumti, faleminderit për përkrahjen", është drejtuar në shqip Marku.