FOTO – EMRI/ Zhvaste bizneset duke u hequr si police, kush është 42-vjeçarja që u arrestua në Tiranë

Elvira Lani është 42-vjeçarja që është a rrestuar ditën e sotme nga policia pas disa kallëzimeve nga pronarë dhe persona të ndryshëm se ju merrte shuma të ndryshme parash apo prudukte në bizneset e tyre pa paguar duke u justifikuar se ishte punonjëse policie.

Banuese në Tiranë 42- vjeçarja, është arrestuar në flagrancë nga policia dhe në kontrrollin e kryer i është gjetur dhe sekuestruar një radio e ngjashme me atë të punonjësve të policisë dhe sende të tjera të paligjshme.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi mbi 42 vjeçaren rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.