Vasili: Lëri VIDEO-t, je Kryeministër, jo kryekineast!

Nga Petrit Vasili.

Edi Rama, janë mijëra qytetarë që përballen edhe në këtë moment me COVID, në lloj- lloj situatash, hallesh dhe vështirësish mjekësore dhe shoqërore ekstreme për shkak të pamundësive ekonomike e familjare.

Edi Rama. janë mijëra mjekë e infermierë që përballen përditë me COVID, të pambrojtur si duhet, të papaguar dhe të papajisur me mjetet mjekësore terapeutike, por ata nuk janë pjesë e kastit ERTV-an për filmin e pështirë të ditës.

Edi Rama, lëre këtë idiotësi me filma dokumentarë si të para viteve 90' kur Shqipëria merrte çmim për ushqimin dhe shqiptarët nuk kishin bukë të hanin.

Edi Rama. nuk je kryekineast, je Kryeministër dhe bëj punën që ke përgjegjësi dhe paguhesh.

Edi Rama, shtroju punës, përballu me pandeminë, boll shtrihesh per dite te kembet dhe paguan Koncesione e tendera dhe nuk ju paguan asnje lek te vetem per ilacet te semureve ne banese, te vetmuar te skamur.

Edi Rama nuk perballet Pandemia me Debate te vdekura te telekomanduara nga Beogradi

Edi Rama nuk eshte pune videosh kjo, por eshte jete njerezish.

Edi Rama kush e ka detyre si ti dhe nuk i ndihmon njerezit kryen krim te rende shteteror, qe nuk e fal as ligji dhe askush.

Edi Rama Leri krahasimet me Gjermanine, Francen dhe Angline.

Edi Rama Beje Shqiperine si Gjermania, Franca dhe Anglia pastaj krahasoji. Megjithese po te ishte Gjermani dhe Angli ketu ti do te ishe ne burg me kohe....!