COVID trondit Kosovën, Hoti: Arsimi i lartë kalon tërësisht online, ekipe mjekësore në kufi

Kryeministri i Kosovës ka bërë publike sot para qytetarëve, hartën e shpërndarjes së pandemisë në Kosovë, ku komunat janë ndarë në tre kategori në varësi të rrezikut që paraqesin.

Hoti tha se sot që po flasim janë 626 pacientë që janë të shtruar në klinikat e Prishtinës dhe në spitale gjithandej.

Instituti i Shëndetit Publik i ka nxjerrë statistikat duke i kategorizuar komunat në tri grupe.

Në komunat me rrezik të ulët janë në ngjyrë të gjelbër ku në 100 mijë banorë, numri i të infektuarve është deri në 75 brenda një jave.

Në kategorinë e dytë me ngjyrë të portokalltë janë komunat ku numri i rasteve të reja brenda një jave shkon nga 76 deri në 150 pacientë dhe janë dhe komunat me të kuqe që janë në rrezikun më të lartë me numrin më të lartë ku numri i të infektuarve brenda një jave tejkalon 150.

Hoti tha se kanë vendosur që arsimi i lartë të kalojë plotësisht në formën online, ndërsa mësimi në shkollat e mesme dhe fillore të bëhet rasti pas rasti.

Në kufij të Kosovës të kthehen ekipet mjekësore për të kontrolluar hyrjet në Kosovë, duke filluar nga matja e temperaturave dhe komunat të ngrenë shtabet e emergjencës për të mbikëqyrur personat që janë prekur, ata që janë mbi 65 vjeç dhe që u është kufizuar lëvizja në të gjtihë territorin dhe të sëmurëvë kronikë, shërbim në shtëpi nëpërmjet shtabeve.

Lejohet ushtrimi i veprimtarisë për disa sektorë bazë, si shëndetësia, ndërtimi, transporti, prodhimi i mallrave, bujqësisë e blegtorisë.

Grupi i dytë i masave është në mënyrë specifike për komunat sipas rreziqeve që paraqesin," tha Hoti.

Në komunat me rrezik të lartë, apo në zonë të kuqe do të ndalohen aktivitetet ekonomike pas orës 19:00 të së premtes. 

Në zonë të kuqe janë shtatë komuna, Prishtina, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaj, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Shtimja. I kemi marrë dy veprime, e lejojmë aktivitetin ekonomik të zhvillohet deri në orën 19:00 me specifikat e manualit për mbrojtje nga koronavirusi. 

Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik vendoset kufizim i plotë i qytetarëve, orë policore nga ora 19 në këto komuna. Ndalohen hyrje-daljet në këto komuna nga ora 19:00".