Afërdita Dreshaj pozon nga palestra/ Shtatzënë por në super formë

Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj shpesh ndan me ndjekësit foto ne rrjetet sociale, ku të gjitha kanë një emërues të përbashkët: trupin e saj gjithmonë në formë!

Ajo tashmë është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Afërdita dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek, Jakub Kindl, janë në pritje të një djali.

Por, këngëtarja i habiti të gjithë me foton e fundit që ka ndarë me ndjekësit në InstaStory, ku duket se shtatzënia nuk e ndalon dot të kujdeset për linjat trupore.

Me një foto nga palestra, Afërdita tregoi se është në super formë dhe muajt e shtatzënisë për të janë vetëm shifra, pasi linjat e saj nuk e pohojnë diçka të tillë.