Vajza e Spielberg: Karriera në p*rnografi më shpëtoi jetën…

Në fillim të vitit 2020, në një intervistë me The Sun, Mikaela Spielberg , vajza e birësuar e  regjisorit të njohur Steven Spielberg kishte shprehur dëshirën për të ndjekur një karrierë në botën e pornografisë. 

Ndërsa ajo tregon në një bisedë me Daily Beast  ëndrra e saj  është realizuar dhe kjo ka ndikuar pozitivisht në jetën e saj.

 "Nëse nuk do të kisha bërë punën që duhej të bëja mbi veten dhe marrëdhëniet e mia do të kisha vdekur brenda vitit." .

Mikaela tregoi se kishte ndërmarrë një punë që i pëlqen "shumë" dhe që po i jep asaj "një kuptim të ri në jetë".

Tani ajo xhiron video për platformën e dritave të kuqe ManyVids dhe është filmuar vetëm në shtëpinë e saj në Nashville në Tenesi.

" Personalisht, nuk më pëlqen përmbajtja hardcore, preferoj të merrem me veprime të buta dhe të pasionuara ," shpjegoi ajo për faqen e lajmeve amerikane.

24-vjeçarja foli gjithashtu dhe për marrëdhënien e saj me varësinë nga alkooli, depresionin dhe një dyshim themelor në vetvete, për të gjitha ato nuk fajëson prindërit e saj të famshëm. 

"Jam në mes të një udhëtimi shërues, rreth dy vjet më parë isha në gjendje të keqe", tha ajo.

Zyrtarisht Steven Spielberg dhe gruaja e tij Kate Capshow nuk kanë komentuar mbi kursin e ri të ndjekur nga vajza e tyre, por ajo është e bindur se ata e vlerësojnë rritjen e saj personale:

"Duke parë se sa jam kthyer në sipërfaqe pasi godita fundin një vit e gjysmë më parë, ata do të jenë të lumtur që  vajzës tyre i është kthyer vetëbesimi ”. 

Siç ajo i tha gjithashtu The Sun në shkurt , shqetësimi i mamit dhe babit ka qenë gjithmonë siguria e saj. 

Tani, pasi ka gjetur një ekuilibër, ajo mund të mendojë për të ardhmen:

 "Unë do të doja të kujdesesha për drejtimin artistik dhe atë aktual. Qëllimi përfundimtar i jetës sime është të filloj të pikturoj përsëri dhe të punoj në industrinë e seksit është një mënyrë për të garantuar sigurinë time. financiare. Më pëlqen shumë të interpretoj, kështu që ndoshta do të jem një artiste për pjesën tjetër të jetës sime. ".