'Situata në Kosovë është tepër e rëndë': Hoti prezanton masat e reja për mbrojtjen nga COVID-19

Qeveria e Kosovës ka shpalosur sot masat e reja kundër pandemisë pasi situata paraqitet shumë e rëndë.Kryeministri Avdullah Hoti ka dalë para mediave për situatën epidemiologjike dhe masat e reja për mbrojtje nga COVID-19 duke thënë:

"Kemi kërkuar këtë konferencë për media për të informuar të gjithë qytetarët e Kosovës, bizneset, për situatën që po kalojmë për sa i përket situatës që po kalojmë, pandemisë COVID-19.

Situata është tepër e rëndë.

Ne kemi përgatitur edhe të dhënat konkrete, që t’i shohin të gjithë qytetarët pa përjashtuim dh eta kuptojnë si është situata që po kalojmë, që nuk është vetëm në Kosovë, por është në rajon dhe mbarë Evropën. Pra, jemi duke ndarë fatin e përbashkët me të gjithë qytetarët në Evropë.

Por duke pasur parasysh kapacitetet që kemi për ta përballuar, ne duhet të kujdesemi për masa më specifike.

Numri i testimeve është trefishuar javët e fundit. Rreth 1/3 e atyre që testohen, gati 50% dalin pozitivë dhe fatkeqësisht dhe numri I rasteve fatale është në rritje.

Projeksionet që ka bërë Instituti Kombëtar I Shëndetit Publik janë pesimiste, mjaft shqetësues edhe ne na është dashur t’i analizojmë me kujdes dhe të marrim masa të kujdesshme.

Duhet të shihni që kjo kurbë të ndalë trendin rritës në mënyrë që ne të menaxhojmë situatën dhe t’ju mundësinë stafin tonë shëndetësor që ka tetë muaj që punon pa orar të përballojë fluksin e atyre që ka nevojë për trajtim shëndetësor dhe atyre në spitale për oksigjen a respirator. Kjo është tepër e rëndësishme, ndryshe e kemi të pamundur të përballojmë situatën.

Ne kemi marrë masa deri tani, që na e përmirësuan situatën një muaj e dy por tani që u kthye pandemia në rajon dhe në Evropë dhe kemi filluar dhe ne të ndajmë fatin e njëjtën.

Janë bërë riorganizimet e e nevojshme brenda spitalit duke rritur numrin e shtretërve."

“Në zonë të kuqe janë shtatë komuna, Prishtina, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaj, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Shtimja.

I kemi marrë dy veprime, e lejojmë aktivitetin ekonomik të zhvillohet deri në orën 19:00 me specifikat e manualit për mbrojtje nga koronavirusi.

Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik vendoset kufizim i plotë i qytetarëve, orë policore nga ora 19 në këto komuna. Ndalohen hyrje-daljet në këto komuna nga ora 19:00”, ka deklaruar Hoti duke shtuar se masat do të hyjnë në fuqi nga kjo e premte.