Kur do i nxjerrësh tanket?! Mos i humbisni këto batuta brilante

Kur dëgjon ato që thotë kryeministri Edi Rama, nuk e kupton nëse duhet të qeshësh apo të qash. Në rrjetet sociale të paktën kanë nisur të qeshin nga halli me situatën e krijuar nga pandemia. Teksa vendi është në kolaps, mos i humbisni këto batuta.

AGIM XHAFKA

-Si e ke burrin, moj Ollgë?

-Keq, e shtrova në spital mbrëmë.

-Te cili pavijon?

-Te ajo autoambulanca e parafundit, majtas lulishtes. Targën nuk ia mbaj mend, por shoferin dëgjova që e thirrnin Njazi.

***

-Kthehu në Tiranë byrazer, se në pallatin tonë asnjë nuk kap virusi- më tha në cel komshiu im Gjergji.-Boll ndenje në Orikum.

E mora si shaka, por nuk durova dhe e pyeta:

-E pse kështu?

-Po se ngjitur me pallatin tonë Lali po ngre një kullë e siç duket zhurma e tmerrshme e sondave e sikteris tutje koronën-ma shpjegoi ai.

-Rrofsh -i thashë.-Tani paskam dy arsye të mos shkel më në Tiranë,-dhe ia mbylla celularin.

ERION KRISTO

-Ato tanket vlla, kur do i nxjerrësh, se na mori malli?

-Kam ca ditë që ndjek faqen e fejsbukut të Kryeministrit. Po që m'u mbush mendja që Shqipëria po bëhet?!

BRIKEN FEJZULLAI

-Në çdo 300 veta që shtrojmë; 100 i çojmë për kurim në Turqi, 180 i lëmë ta zgjidhin me Zotin, 16 i trajtojmë nëpër autoambulanca, 4 i hedhim nga ballkoni!

~ Oferta Manastirliu

EDI OGA

Pasi pa pamjet brenda spitalit infektiv në ERTV, Resmiu shkoi tek i vëllai i izoluar në shtëpi me Covid, e përqafoi gjatë dhe e puthi në të dy faqet:

- Ça bëre Resmi? Do sëmuresh! Ti je më i madh se unë! Do bëhesh për spital!

- Të lumtë goja!

***

Koronavirusi komandant:

- Shokë, nga e mërkura e andej, asnjë nga ju nuk do punojë më turni i tretë! Orari zyrtar i punës do të jetë 6.00 deri 22.00!

GENC SEJKO

Me dy gjëra krenohemi.

Me bilancin më të mirë në luftën ndaj Covidit dhe me hapjen e negociatave.

***

Më shumë teste? Jo!

Më shumë shtretër? Jo!

Më shumë respiratorë? Jo!

Më shumë mjekë? Jo!

Më shumë infermierë? Jo!

Më shumë ilaçe? Jo!

Më shumë mbështetje financiare? Jo!

Mos dilni jashtë nga ora 22.00-06.00

XHAXHI DOKTORI

Spitali COVID 8 do sjellë begatinë e Shqipërisë!