A ekziston më koncepti i medias së pavarur? Flasin gazetarët Joel Çela dhe Edlira Gjoni

Është konsideruar si “pushteti i katërt” dhe mbrojtësi i qytetarit përballë tre pushteteve (legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori), por gjithmonë nëse është gazetari e pavarur dhe jo e manipuluar.

Por a ekziston më koncepti i medias së pavarur?

 Për të folur në lidhje me këtë temë shumë të diskutuar ishin të ftuar në emsionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ gazetari Joel Çela dhe Edlira Gjoni.

Gazetari Joel Çela përsa i përket rolit të mediave në fushatën e elektorale në Sh.B.A u shpreh se ishte një situatë e pazakontë duke pasur parasysh pandeminë dhe për shkak të polarizimit të skajshëm ka pasur dy kampe të cilat janë ndarë në mënyrë goxha të qartë njëra me tjetrën.

‘Duhet pasur parasysh se kjo është një situatë e pazakontë dhe situatë e vështirë për median dhe nga mënyra sesi i u zhvilluan zgjedhjet në Amerikë,  kushtet që po zhvillohen siç është pandemia e cila ka rritur në mënyrë të konsiderueshme numrin e votimeve me zarf, të cilat ishin një nga elementet që u kontestua. Element të tjerë janë polarizimi i skajshëm, sfondi i diskursit publik në të cilën u zhvilluan këto zgjedhje. Për shkak të polarizimit të skajshëm ka pasur dy kampe të cilat janë ndarë në mënyrë goxha të qartë njëra me tjetrën dhe kanë pasur qëndrime shumë distante nga njëra –tjetra. Dhe për përgjatë viteve të Presidentit Trump por edhe për gjatë debateve presidenciale, media ka pasur rol më dominant se zakonisht. Gjatë debatit të parë që u zhvilllua Presidentit në detyrë Donald Trump dhë zotit Biden që tashmë është dhe Presidenti i zgjedhur, gazetari Chris Wallace  tha para debatit qe detyra e tij ishte që të ishte i padukshëm. Dhe pati ndërhyrje të vazhdueshme jo vetëm për çështjet për të verifikuar faktet në të cilat po zhvillohej diskursi por edhe për të arbitruar në një farë forme ndërmjet këtyre dy kandidatëve'' u shpreh gazetari.  

Ndërsa përsa i përket fjalimit të Trump pas zgjedhjeve që u nderpre nga shumë media në Amerikë për faktin se ai nuk po thoshte të vërtetën, gazetarja Edlira Gjoni u përgjigj:

'Në qoftëse 95 % e media e ndalojnë transmetimin: A mos ka diçka për tu parë ? Se nëse do ishte 75 % dhe mund ta kishim kthyer syrin nga mediat. 95%  nuk u çmenden në një moment pasi do të ishte një tragjedi mediatike. Kam tendencën që ta shikoj jo si një përpjeke për të ndalur Trumpin dhe as si një përpjeke për të mbështetur Biden. Mediat amerikane janë mjaftueshëm të ndërgjegjshme për rolin e tyre, për fuqinë që ato kanë dhe që ti marrin vendimet si i mendojnë vetë, pavarësisht se ne mund të mendojmë që ka ndërhyrje politike. Ato nuk orientohen nga ndërhyrjet politike. Ata funksionojnë me stategji afatgjata. Ju patë që ndërroj kah Fox News në ditët e zgjedhjeve dhe kjo nuk ndodhi brenda ditës. Ajo ishte një strategji që është menduar shumë më përpara. Nuk mendoj që është një gjë rastësore dhe nuk mendoj që është e orkestruar. Është diçka që shkon me interesat e këtyre mediave. Nuk ishte një lëvizje anti-Trump po ishte të një qëndrimi që ato mbajten. Mund të ishte dhe si një tip qëndrimi ndaj lodhjes të personit Trump që për shumë kohë i neglizhoi mediat'.