VIDEO/ 'Amerika e para, ne të dytët!' Ballkani ka një thirrje për Presidentin Trump

Një faqe humori nga Bosnja duket se ka gjetur një mënyrë origjinale për të mirëpritur Presidentin Trump, dukë bërë një video prezantuese të vendit të tyre dhe Ballkanit,  ku i kërkojnë të vijnë të dytët, pas SHBA-së sigurisht.

Video të tilla janë prodhuar anembanë Ballkanit, jo vetëm në Bosnje por Kroaci, Rumani, Bullgari e Maqedoni dhe i bëjnë thirrje Donald Trump që ta vendosë Ballkanin në vend të dytë, raporton “SYRI.net”

Videot satirike mbi politikën e presidentit amerikan kanë shkaktuar të qeshura dhe zemërim  në shtete të ndryshme të Ballkanit edhe pse vazhdojnë të përhapen ne “Youtube”.

Duke u bazuar tek fjalimi i përurimit të Trump më 20 janar, ku ai njoftoi, "Nga kjo ditë e tutje, vetëm Amerika do të jetë e para", faqja satirike boshnjake publikoi një video duke i kërkuar: "Ne e kuptojmë tërësisht se Amerika është e para. Por a mund të jetë Bosnja e dyta?”

"Përshendetje , Donald. Ne jemi  miqtë tuaj nga Ballkani. Boshnjakët dhe herzegovinasit . Thjesht duam të themi se ne, boshnjakët dhe serbët e kroatët (jo serbët në fakt) por njerëzit e vendit tonë  me të vërtetë ju duan", thotë videoja. /SYRI.net/