Janullatos del pozitiv me Covid-19, niset me urgjencë drejt Greqisë

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mësohet se me urdhër të kryeministrit grek, Mitsotakis, Kryepeshkopi është transferuar me urgjencë në Athinë, për mjekim të specializuar.

Mësohet se Janullatos është dërguar me helikopter ushtarak drejt Greqisë, pasi mjekët kanë shfaqur shqetësim për gjendjen e tij, për shkak të moshës, por edhe sëmundjeve me të cilat është përballur më herët.

91-vjeçari Janullatos në muajin qershor të këtij viti iu nënshtrua një operacioni në zemër, duke bërë që të jetë më i riskuar nga komplikacionet Covid.