'Jam gruaja e drejtorit të policisë', 42-vjeçarja arrestohet për mashtrim

Agjentet e krimit-ekonomiko financiar në Policinë e Tiranës kanë arrestuar një 42-vjeçare me akuzën e mashtrimit.

Mësohet se, e ndaluara me inicialet E.L., u prezantohej qytetarëve si bashkëshortja e një drejtori policie dhe mund t’i ndihmonte për çështje të ndryshme kundrejt parave.

Sipas burimeve të Euronews Albania gjatë ndalimit 42-vjeçares i janë gjetur edhe simbole policie ndërkohë që në disa raste dyshohet të jetë prezantuar edhe si oficere e krimeve të rënda.

42-vjeçarja e ndaluar mësohet se ka qenë e arrestuar edhe në vitin 2017 po për akuzën e mashtrimit.