Francë: Të gjitha opsionet për sanksione ndaj Turqisë janë të hapura

Ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha të martën se Turqia po udhëheq një "spirale të rrezikshme" të konfrontimit me Evropën dhe në Mesdhe, duke shtuar se gjithçka është e mundur për sa i përket sanksioneve të mundshme kundër saj, shkruan sot  gazeta greke Ekathimerini

"Eshtë një takim në Bruksel në dhjetor. 27 vendet anëtare e kishin vendosur që, nëse Turqia nuk do ta ndryshonte pozicionin e saj, do të ndërmerreshin veprime ndaj saj," tha ministri.