Rama i përgjigjet Metës: Të ra kallaji fare o njeri

Kreu i Shtetit Ilir Meta dhe ai i qeverisë Edi Rama janë përfshirë në një debat me akuza të ndërsjellëta.

Pas akuzave të rënda të Metës, edhe Rama nuk ka qëndruar pasiv.

Ai nuk ka hedhur akuza, por bën gjënë që di të bëjë më mirë në mungesë të fakteve mbrojtëse, nis e shan pa asnjë argument.

‘Si shpjegohet që tërë kjo botë nuk po ia del dot më mirë se ne, meqë këtu e paska fajin qeveria për rritjen e numrave? Pyetje kot kjo se ti je Shvejku, ‘Ç’më duhet mua ça them unë!’, jo Presidenti i Republikës! Si të ra kështu kallaji fare o njeri, çfarë do akoma nga Shqipëria!

Ilir, infektimet dhe humbjet e jetës po shtohen fatkeqësisht kudo në botë, pavarësisht nga testimet e nga dënglat e tua, Lulit, Monikës e Saliut! Sot në Itali kanë humbur jetën aq sa Shqipëria gjithsej. Krahasuar me numër popullsie i bie që duhet të kishim 30 vdekje në ditë!’, shkruan Rama.