Humbi kontrollin e motorit, 33-vjeçari përplaset me bordurën, dërgohet në spital

Pasditen e sotme, një 33-vjeçar ka humbur kontrollin e motorit me të cilin ishte duke udhëtuar dhe është përplasur me bordurën duke mbetur i plagosur.

Sipas policisë, i plagosuri është transportuar në spital dhe nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Në datën 10.11.2020, rreth orës 19:35, në rrugën “Sokrat Miho”, shtetasi A.K., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me një bordurë anash rrugës.

Për pasojë ai është dëmtuar dhe është dërguar menjeherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vend