EMRAT/ ‘Shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge’, kush janë 4 të dënuarit nga Berati që do përballen me OFL

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë edhe 4 shtetasve të tjerë gjatë ditëës së sotme.

Blerim Vrapi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Agron Bardhoshi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”;

Rexhep Spata, banues në Berat, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Lorenc Hoxha (Kanani), banues në Berat, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Ja njoftimi i plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B. V., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

A. B., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”;

R. S., banues në Berat, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

L. H.(K.), banues në Berat, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.