9 zakone në vende të ndryshme të botës që mund t'ju fusin në telashe

Në Spanjë, kur nuk puth dikë në faqe herën e parë që e takon, konsiderohesh njeri  i vrazhdë. 

Ky është një shembull i mirësjelljes kulturore dhe kodeve të sjelljes që ndryshojnë nga një vend në tjetrin. 

Më poshtë janë renditur disa rregulla që duhet të ndiqen në pjesë të ndryshme të botës, nëse nuk doni të përballeni me ndonjë siklet të panevojshëm.

1. Të hash me duar në Kili

Në Kili,  kur hani është më mirë të mos e prekni kurrë ushqimin tuaj. 

Kilianët e konsiderojnë të papëlqyeshëm përdorimin e duarve për të ngrënë diçka, madje edhe në një meze të lehtë si patatet e skuqura.

Kjo është arsyeja pse ata gjithmonë kanë gati thikën dhe pirunin për çdo vakt.

2. Fillimi për të ngrënë para personit më të vjetër në tryezë në Kore

Respekti për pleqtë është shumë i rëndësishëm në kulturën koreane.

Përveçse duhet të prisni që personi i moshuar të fillojë të hajë, ju gjithashtu duhet të qëndroni atje derisa ai person të mbarojë. 

Gjithashtu, kur dikush më i vjetër ju ofron një  pije, duhet ta pranoni duke ngritur gotën me të dyja duart.

3. Rrotullimi i peshkut në pjatë në disa vende të Kinës

Është shumë tradicionale që njerëzit kinezë të shërbejnë një peshk të tërë si vakt (në pjatë).

Por mbani në mend se, në disa pjesë të këtij vendi, ju duhet ta hani atë në mënyrën se si shërbehet. 

Rrotullisja e një peshku konsiderohet fat i keq dhe lidhet me kthimin e një anijeje peshkimi.

4. Të kërkoni djathë shtesë në picën tuaj në Itali

Italia është e njohur për kuzhinën e saj me shije.

Atje, është konsideruar e vrazhdë të kërkosh gjithçka që nuk vjen me pjatën që është shërbyer. 

Pra, nëse dëshironi të shtoni pak parmixhano në picën tuaj, më mirë mos e bëni.

5. Hyrja në një shtëpi me këpucë në Japoni

Është zakon të lini këpucët në hyrjen e shtëpisë përpara se të hyni.

Kjo traditë vjen nga periudha Heian dhe përveç mbajtjes së shtëpisë të pastër nga balta- rregulli ekzistonte gjithashtu sepse vetëm këmbët e zhveshura ose me çorape mund të lejoheshin në dyshemetë e endura të dyshemesë së kashtës - e cila është vendi ku njerëzit japonezë ulen, hanë dhe flenë.

6. Të hash gjithçka që është në pjatën tënde në Kinë

Në Kinë, është konsideruar prej kohësh veprim i pasjellshëm të pastrosh pjatën tënde. 

Pasi ata e marrin këtë veprim si një tregues që pritësi nuk ju ofroi ushqim të mjaftueshëm.

7. Mosngrënia e të gjithë ushqimit në pjatën tuaj në Indi

Ndryshe nga sa diskutuam më parë në lidhje me rregullin zakonor kinez, në Indi është e sjellshme të mbaroni të gjithë vaktin tuaj. 

Ju pritet të hani gjithçka në pjatën tuaj në shenjë respekti ndaj ushqimit, i cili konsiderohet i shenjtë.

8. Lëvizja e kokës në Bullgari

Në  Bullgari tundja e kokës majtas dhe djathtas në të vërtetë do të thotë "po" dhe tundja lart e poshtë do të thotë "jo". 

Më mirë të jeni të kujdesshëm kur i përgjigjeni një pyetjeje me komunikim joverbal. 

Për sigurinë tuaj mbase është më mirë të përdorini fjalët ,”da", që do të thotë "po" dhe "ne", që do të thotë jo.

9. Shkrimi i emrit të dikujt me të kuqe në Korenë e Jugut

Në Korenë e Jugut, e kuqja është ngjyra që do të thotë vdekje, kështu që ata zakonisht e përdorin atë për të shënuar dikë që ka ndërruar jetë. 

Nëse shkruani emrin e një personi të gjallë me të kuqe,  besohet se sjell fat të keq. 

 

Burimi: Bright Side