Infektohet këshilltari i Presidentit Trump/ Po udhëheq luftën paszgjedhore për numërimin e votave

Këshilltari i afërt dhe më i rëndësishmi për momentin i presidentit Donald Trump është infektuar me COVID-19.

David Bossie, i cili po udhëheq luftën paszgjedhore për numërimin e votave, u kuptua se ishte pozitiv të dielën gjatë një vizite në “Shtëpinë e Bardhë”, raporton BBC.

Lajmi erdhi disa orë, pasi Sekretari Ben Carson u zbulua nga media amerikane se ishte testuar pozitivisht.

Presidenti Trump vazhdon të vërë në dyshim fitoren e parashikuar të Demokratit Joe Biden, duke reaguar edhe më shumë sot në lidhje me sfidat ligjore që do të hapë.

Dhjetëra njerëz që kanë pasur lidhje me “Shtëpinë e Bardhë” tani kanë rezultuar pozitivë për koronavirus.

Infeksionet në SH.B.A. tani kanë kaluar 10 milion, me më shumë se 237,000 vdekje, tregon hulumtimi i Universitetit Johns Hopkins.

Fitorja e Biden u shpall të Shtunën e kaluar, por mbetet një rezultat i parashikuar, me disa numërime që vijojnë ende në disa shtete.