Haki Abazi në ‘Çim Peka Live’: Rama po vazhdon avazin e vjetër të dështimit të politikës shqiptare në Ballkan

Ish-zv/kryeministri i qeverisë së Kosovës, Haki Abazi në një lidhje direkte me ‘Çim Peka Live’ ka komentuar edhe aktakuzat ndaj liderve kosovarë që tashmë gjenden në Tribunalin e Hagës, por edhe rolin destruktiv sipas tij të kryeministrit Rama. Abazi pati edhe një përplasje me aktivisten pro Trump, Evi Kokalari, që e akuzoi Vetëvendosjen se më shumë është marrë me protesta sesa me çështjen e Kosovës.

‘Në tekstin e aktakuzave flitet për një konflikt jo ndërkombëtar.

Kjo gjykatë është përgatitur nga Thaçi dhe njerëz jashtë Kosovës.

Thaçi është sot në Hagë por është protagonist i vetëm i një laku, që i është vendosur sot Kosovës.

Është e vështirë të thuash sot se Gjykata Speciale ka të bëjë me drejtësinë kosovare.

Gjykata e Hagës heton dhe përndjek vetëm një grup etnik që janë shqiptarët.

Për të vrarët institucionet e Kosovës janë marrë shumë pak, për të mos thënë aspak.

Edi Rama po e vazhdon avazin e vjetër të dështimit të politikës shqiptare në Ballkan.

Minishengeni është dhe zhvillimi i mëtejshëm i politikës së dominimit të Serbisë në Ballkan.

Paturpësinë e Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit e kemi parë për më shumë se dy vite.

Thaçi ka pranuar me vetëdije se kjo gjykatë ka mandat të hetojë vetëm shqiptarët dhe jo serbët.

Ne shqiptarët jemi aq naivë sa e dëmtojmë veten deri në atë pikë, sa nuk ka kthim.-tha Abazi.

Kokalari-Abazit: Trump dhe Grenell nuk kanë humbur. Ne po sfidojmë pseudodemokracinë.

Nuk jam dakord me Haki Abazin. E vetmja që gjë që ka bërë VV-ja kanë qenë protestë

Abazi-Kokalarit

Nuk është e vërtetë. Albin Kurti që në momentin e parë që erdhi në qeverisje ka pasur bisedime me administratën Trumo

Kokalari: Jeni duke akzuar rëndë Grenell. Keni pasur zyrën tuaj në Beograd. Çfarë përpjekjesh keni bërë në kohën e  administratës Trump për tu ulur në bisedime?

Abazi-Grenell gjeti një mundësi për t’u dredhur dorën vende të vogla.

Ne shqiptarët duhet ta përfundojmë kohën e servilizmit. Ka njerëz ne mes të Neë Yourk-ut që kanë fërkuar duart për gjykatën Speciale