Infermieri i QSUT humbi jetën/ Dedikimet prekëse të miqve dhe kolegëve

Enver Maloku, infermieri që shërbente tek klinika 1 kirurgjikale ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Prej 2 javësh ishte i shtruar në spitalin Infektiv, por nuk arriti ti mbijetonte sëmundjes. Për humbjen e tij, kanë reaguar miqtë dhe të afërmit me anë të postimeve në rrjet sociale.

“Me hidherim te madh njoftoj se sot u nda nga jeta vellai jone Enver Maloku. Nje humbje e madhe per familjen, nje humbje e madhe per miqesine, nje humbje shume e madhe per gjithe shoqerine. Me punen tende si mjek nuk kurseve dite e nate ne sherbim te te gjithe njerezve nevojtar duke i hequr dhimbjen e shpirtit. Do te kujtojme gjithmone te qeshur Vella ashtu sic vetem ti dije te na sillje ne humor. Te perulem me gjithe respekt e dashuri Do te ngelesh perhere ne zemrat tona o Doktorr i Bardhe”, shkruan Fatjon Shpata në Facebook.

Nuk ka munguar reagimi nga kirurgjia e QSUT, ku shërbente si infermier dhe Shoqata e Infermierve që shprehin ngushëllime për familjarët dhe e cilësojnë “hero”.

“Thellësisht të pikëlluar ndajmë me ju lajmin e hidhur të humbjes së betejës me COVID-in të infermierit tonë, duarartit të mjekimit të plagëve, mikut e kolegut tonë të papërtuar e gojëëmbël Z.Enver Maloku. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta Familjes së tij e të afërmve të tij.

Gjithmonë do jesh në zemrat tona i paharruar e plot buzagaz sic ishe gjithmonë me stafin e pacientët të cilëve u dedikove jetën si Hero”, thuhet në reagimin e QSUT.

Ndërsa Shoqata e Infermierëve shkroi: “Nderron jete nga covid-19 Infermieri i Kirurgjise Digjestive 1 ne QSUT Enver Maloku. Humbje e madhe per familjen por dhe per koleget dhe pacientet qe e njohen. Do te kujtojme gjithmone te qeshur dhe te gatshem per ti sherbyer pacienteve ashtu si vetem ti dije.

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushellime te perzemerta familjes dhe miqve te tij.

Humbje qe na trishton te gjitheve. Fatkeqesisht askush nuk eshte imun ndaj ketij virusi vdekjeprures sidomos infermieret qe jane kontakti i pare ne frontin e pare te luftes kunder ketij virusi.”