Spaho: Rama ricikloi mashtrimet me naftëtarët, nuk dha asnjë zgjidhje

Ka mbërritur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike përsa i përket takimit të dështuar që Rama pati në mbrëmje me një përfaqësi naftëtarësh në Bashkinë e Fierit.

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, shkruan se Rama vazhdon të riciklojë mashtrimet dhe gënjeshtrat e vjetra, ndërkohë që nuk dha asnjë zgjidhje reale për naftëtarët

‘I gënjeu në 2016 për t’u marrë votën se do të vazhdojnë punën dhe do t’u jepen të gjitha paratë, ndërsa jepte garanci për investitorin që erdhi mbushi xhepat e tij dhe atyre që e sollën dhe iku.

I la naftëtarët 26 ditë në grevë urie, duke u tallur ndërsa negocionte me ekipet e futbollit. I la që të lodhen, të dëshpërohen dhe në fund të pranojne çfarëdo zgjidhje që siguron, qoftë dhe ushqimin e pak ditëve për femijet, që të dale para shqiptarëve si shpëtimtarë.

Njësoj siç po bën me Covid-19. Fillimisht shpërndau frike dhe terror te qytetarët, që të dukej si shpëtimtar, sot kur po vdesin nga 12 vetë në ditë, nuk thotë asnjë fjalë sepse nuk i bëhet vone kush vdes e kush jeton, sa vdesin e sa do trembeshin, mjafton që mos i cënohen lekët e koncesioneve dhe inceneratorëve.’