", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/November/09/auto_555551604950819.jpg", "width": 900, "height": 913 } }

‘Gratë latine ishin heroinat e vërteta’/ Pas kritikave në rrjet, Eva Longoria kërkon ndjesë për fjalimin

Gjatë paraqitjes së saj një ditë më parë në MSNBC, aktorja e njohur Eva Longoria diskutoi ndikimin që votuesit latinë patën në zgjedhjet presidenciale.

Në fjalimin e saj, në vend që të përqendrohej më së shumti në arritjet e grave latine, Eva i tha prezantuesit Ari Melber:

“Ju e patë se çfarë bënë gratë me ngjyrë në Georgia, por gratë latine ishin heroinat e vërteta”.

Por menjëherë, njerëzit në Twitter filluan të flisnin për fjalët e aktores, duke treguar se si ajo minimizoi rolin e grave me ngjyrë në zgjedhjet presidenciale dhe u cilësua si anti-njerëz me ngjyrë.

Eva nuk mund t’i linte kritikat pa një përgjigje. Kështu ajo reagojnë në një postim të gjatë ën Twitter, duke thënë se:

" Më vjen shumë keq dhe trishtuar kur dëgjoj që komentet e mia në MSNBC mund të perceptohen se merren për keq nga gratë zezake. Kur thashë se Latinet ishin heroina në këto zgjedhje, unë thjesht doja të thoja që ata dolën në një numër më të madh dhe votuan më progresivisht se LATINO MEN." /K.H/Syri.net.