Covid-19 pushton institucionet publike në Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan

Dita e sotme ka rezultuar një katastrofë me shtimin e rasteve me Covid-19 në qytetet: Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan.

Burimet për mediat bëjnë me dije se pjesa më e madhe e të infektuarve janë punonjës në instutucionet publike dhe arsimore.

Në gjimnazin “5 Tetori” në qytetin e Kuçovës, një mësues dhe një mxënës janë konfirmuar “pozitiv” me Covid-19, ndërkohë që edhe në shkollën 9-vjeçare “Dëshmorët e Kombit” në këtë qytet një mësuese rezilton e infektuar.

Infektime në qytetin naftëtar janë regjistruar edhe në radhët e efektivëve të policisë ku një inspektor i rendit në Komisariatin e Policisë Kuçovë është konfirmuar sot “pozitiv” me koronavirus, ndërkohë që edhe në zyrat e OSHE-së në këtë qytet një sporteliste është diagnostikuar e infektuar me SarsCov-2.

Edhe në qytetin e Poliçanit janë regjistruar vatra infektimesh në institucionet publike. Dy punonjës ujësjellësi në qytetin e Poliçanit janë konfirmuar sot “pozitiv”, ndërkohë që edhe në një shkollë 9-vjeçare në këtë qytet një mësuese është diagnostikuar e infekruar me coronavirus.

Covid-19 ka hyrë sërish edhe në bashkinë e Skraparit ku një punonjës i zyrës së taksave në këtë bashki është konfirmuar “pozitiv”.

Burimet zyrtare pranë DSHP-së Berat, bëjnë me dije se, mjekët epidemiologë janë duke hetuar zinxhirin e rasteve të kontaktit të të infektuarve, ndërkohë që janë kryer edhe dezinfektimet e nevojshme në çdo institucion, në përputhje të protokolleve të përcaktuara./ balkanweb/