I dënuar për 613 kg kokainë, nesër përballja e Arbër Çekajt me Gjykatën e Posaçme të Apelit

Arbër Çekaj, i dënuar për trafikimin e 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, nis nesër përballjen me Gjykatën e Posaçme të Apelit. Në Apel, Çekaj kërkon prishjen e dënimit me 14 vite burg dhe deklarimin e pafajshëm.

Me Apelin do të përballen edhe dy të bashkëpandehurit e tij, Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, që kërkojnë prishjen e dënimeve në 10 vjet e 8 muaj dhe 8 vjet e 8 muaj.