Ironia e mjekëve: Nuk janë spitalet plot, nuk kemi fare spitale

Pamjet që vazhdojnë të vijnë nga spitalet Covid janë të frikshme. Ato tregojnë qartë se sistemi po kalon në kolaps, pasi të sëmurët po kurohen nëpër ambulanca.

Por teksa kryeministri Edi Rama pretendon se spitalet janë në rregull, mjekët bëjnë ironi me këtë shprehje.

“Nuk është e vërtetë që spitalet janë plot e vërteta është që ne nuk kemi spitale,” shkruan mjeku Renato Osmenaj.

Kurse mjeku Ilir Allkja shkruan se Edi Rama mashtroi njerëzit me spitalin fantazmë Covid 4, që duhej të ishte hapur. Sipas tij, rastet me Covid u shtuan kur nisën të vendosen maskat me detyrim.

“Spitali është i vetmi vend ku te sëmurët me COVID-19, me saturim poshtë 90% duhet të trajtohen. Njerëzit s'duhet te kenë frikë nga spitali". Kështu tha Dr. Pëllumb Pipero sot në Ora News. Tani mbetet që t'ju aksesojnë shërbimin spitalor njerëzve në nevojë,” ironizon Allkja.