Gjykata Speciale/ Milo Gjukanoviç mundet të jetë dëshmitarë në Hagë

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, mund të udhëtojë drejt Hagës për gjyqin e Dhomave të Specializuara në çështjen e Kosovës.

Madje thuhet se Milo Gjukanoviç, mund të jetë dëshmitari kyç në gjyqin kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Njoftimin e bëri Zijad Beqiroviç, drejtor i Institutit Ndërkombëtar për studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit, dhe këtë e cilëson pozitive

“Milo Gjukanoviç është një aktor i pashmangshëm, sepse ai mori pjesë në vendimmarrjen për dërgimin e forcave ushtarake dhe policore në Kosovë”.

“Gjukanoviç mbeti i vetmi dëshmitar i gjallë, i cili mund të dëshmojë vërtetë në lidhje me ngjarjet në Kosovë dhe rajon”, deklaron Beqiroviç.

Gjyqi do të shtrihet edhe jashtë Kosovës në luftëtarët e Maqedonisë së Veriut që morën pjesë në rrallët e UCK-s.

Ai thotë se gjyqet do të zgjasin me vite dhe se të pandehurit do të mbrojnë veten nga liria për shkak të dorëzimit vullnetar.

“Por, duke pasur parasysh presionin ndaj dëshmitarëve të prokurorisë dhe përvojën e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë, gjykimet e përgjithshme mund të marrin një rrjedhë tjetër”, njoftojnë mediat kosovare.