Paloka: Pse o Edvin nuk u gjet një 'charter' për Koço Devolen?!

Edi Paloka, nënkryetari i PD, e ka kthyer vëmendjen sot tek humbja e një artisti të madh si Koço Devole.

Sipas Palokës, qeveria duhet të kishte ndërhyrë për të shpëtuar jetën e artistit të shquar.

“Shumë ngushëllime për Koço Devolen dje...Madje edhe Rama ishte përpjekur të gjente fjalë të bukura për ngushëllim, - shkroi Paloka në Fb. - Po pse o Edvin nuk u gjet një “charter” dhe për Koçon?!

Ti që përdor “charter”-at për të bërë foto me Cristiano Ronaldo-n dhe që Air Albania-n e ke kthyer në avion për shëtitjet e tua të qejfit, pse nuk mendove pak dhe për Koçon përpara se të uleshe për të gjetur fjalë të bukura për ngushëllim?!”