Muajt e fundit të kontratës, klubi italian interesohet për Agueron!

Shtypi anglez flet për një interes të Interit për Sergio Agueron.

Sulmuesit argjentinas në muajin qershor i skadon kontrata me Manchester Cityn por ai mund të provojë një aventurë të re në Serie A.

Bomberi 32-vjeçar po shqyrton ofertat që kanë ardhur për të si nga Interi, gjithashtu nga klubi ku u rrit Independiente.

Nuk përjashtohet edhe një qëndrim i mundshëm i tij tek “Citizens”, ku ka kaluar 9 vite të mrekullueshme të mbushura me suksese dhe gola.