Pacientët mjekohen në ambulanca/ Rama: Spitalet s'janë në kolaps

Edhe pse duket qartë se spitalet janë në kolaps, teksa njerëzit mjekohen në ambulanca, kryeministri Edi Rama e mohon këtë gjë.

Ai iu përgjigj kreut të opozitës.

"Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!

Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s'ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim!

Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona, as Likja e as Saliu!' shkruan Rama.