Erdogan: ‘Ylli i Turqisë do të shkëlqejë më shumë këtë shekull’

Presidenti Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur në Turqi nuk ka kursyer elozhet për vendin dhe të ardhmen e ‘ndritur’ që e pret pas përfundimit të pandemisë Covid 19.

" Gjatë këtij shekulli do të jetë një shekull që do të shkëlqejë akoma më shumë ylli i Turqisë ," tha të dielën Rexhep Tajip Erdogan gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit në Marmaris, duke theksuar se në kohën e koronavirusit post-pandemik , vendi do të vijë më i fuqishëm në të gjitha nivelet.

" Ne së pari i kthejmë ëndrrat tona në plane dhe me kalimin e kohës i realizojmë planet tona një nga një. Gjithçka që bëjmë ne bëjmë për Turqinë. Turqia do të dalë nga periudha e epidemisë së re të koronavirusit shumë më e fortë ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht dhe diplomatikisht .

Ai nuk ka kursyer thumbimet për vendet perëndimore duki i akuzuar se sistemet shëndetësore nuk u kanë garantuar jetën personave të infektuar me Covid.

" Njerëzit në vendet më të zhvilluara të botës kanë vdekur para syve të botës sepse kishin qasje kufizuar në shërbimet themelore shëndetësore.” Përfundoi presidenti turk.