EMRAT/ Plagosja e rëndë në Kamzë, ja si nisi sherri mes të rinjve

Detaje të reja janë zbuluar nga sherri mbrëmjen e djeshme në Kamzë ku një 20-vjeçar mbeti i plagosur.

BW raporton se Arbër Tafhasi dhe Erisjon Mema ishin në të njëjtin lokal mbrëmjen e kaluar dhe filluan të ofendoheshin me fjalë banale.

Më tej Tafhasi i ka bërë pritë Erison Memës që ishte duke ikur në shtëpi dhe e ka qëlluar me thikë disa herë.

Mema është në spital, kurse autori 19-vjeçar është në kërkim nga Policia prej disa orësh.