FOTO/ Eto përfshihet në aksident, i shkatërrohet makina

Ish-sulmuesi i famshëm, Samuel Eto, ka shpëtuar për mrekulli ditën e sotme kur makina e tij u përplas nga një tjetër automjet në rajonin e Nkongsamba-Litoral të Kamerunit.

39-vjeçari po kthehej nga rajoni perëndimor i vendit kur makina është goditur papritur nga pas.

Sipas informacioneve, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Interit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Pamjet e aksidentit tregojnë se përplasja ka qenë tepër e rrezikshme.