FOTO/ Ronaldo dëmtohet në kavilje, ankth te Juventusi dhe Portugalia

Nuk ka paqe për Cristiano Ronaldon. Pas infektimit të tij me koronavirus, tani ylli portugez mesa duket do të bëjë një “stop” tjetër, pasi në sfidën ndaj Lazios, Ronaldo i bëri vend Dybalës pas goditjes së marrë në kavilje nga dyluftimi me Luis Alberton.

Ronaldo realizoi në minutën e 15-të, teksa u largua i dëmtuar në të 73’, në takimin me Lazion që përfundoi 1-1.

Këtë lajm e konfirmoi dhe trajneri Pirlo pas sfidës ku tha se CR7 ka pësuar një goditje në kavilje.

Vlen për tu theksuar se pas disa orësh fillojnë grumbullimet e kombëtareve dhe ylli portugez do të ndiqet me kujdes nga stafi mjekësor luzitan për të ditur shkallën e dëmtimit.