VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e parë në kampionat me Ferencvaroshin, jep edhe 2 asiste

Myrto Uzuni është kthyer në formën e tij më të mirë pasi kaloi koronavirusin.

Futbollisti i Shqipërisë është protagonisti absolut i fitores së skuadrës së tij hungareze Ferenvarosh ndaj Mezokovesd-Zhori në javën e 10-të të kampionatit.

25-vjeçari asistoi dy gola si dhe shënoi të tretin. Aktualisht, rezultati i takimit është 3-0 në favor të kampionëve në fuqi të Hungarisë.

Ky është goli i parë i Uzunit në kampionatin hungarez me Ferencvaroshin.

Edhe pse ka pak ditë që është shëruar nga COVID-19, Uzuni është thirrur nga trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, për ndeshjet e këtij muaji.