Basha-Ramës: Shqiptarët kanë nevojë për një kryeministër që punon për ta e jo një klloun si ti

Në tentativë për të ndërruar argument, për të mos u përqendruar në situatën kaotike në Shqipëri për shkak të koronavirusit, Edi Rama merret me akuza që as vetë Gjykata Speciale nuk i ka përmendur, ndaj krerëve të Kosovës.

Kreu i opozitës Lulzim Basha shkruan në Twitter, se nën drejtimin e Ramës, Shqipëria po e humbet luftën me koronavirusin.

Basha shkruan se qindra shqiptarë kanë humbur jetën për shkak të dështimit në qeverisje të Ramës.

Reagimi i Lulzim Basha në Twitter:

Të gjithë e kuptojnë se ti gënjen e shpif vetëm për të larguar vëmendjen nga pyetjet që ju interesojnë vërtet qytetarëve:

Pse qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga COVID si rezultat i dështimit tënd?

Pse spitalet janë mbushur plot dhe të sëmurët dergjen në ambulanca dhe korridore?

Pse e ke shkatërruar ekonominë? Pse nuk ju jep ndihmë financiare të prekurve nga COVID?

Pse e ke mbyllur derën e BE?

Shqiptarët kanë nevojë për një kryeministër që punon për ta e jo një klloun të dështuar si Rama.

Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet & do shërojmë plagët e hapura nga ai!

Reagimi i mëparshëm i Edi Ramës:

Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifesirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakëe së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve tê marrë në pyetje!

Fakti që nuk ke gjunj të përballesh as me pyetjen, pse e votoi PD-LSI raportin e Dick Marty kur ne e votuam kundër(?), tregon se ti as ke qenë, as je, as bëhesh dot lideri i opozitës, po mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës.