Kategoria Superiore/ Tirana - Teuta, formacionet zyrtare

Java e dytë e Kategorisë Superiore në rezervon një duel mjaft interesant. Në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” luhet sfida mes Tiranës dhe Teutës.

Dy skuadra që shihen si pretendente për të fituar kampionatin shqiptar në këtë sezon dhe dueli i sotëm premton spektakël.

Sezonin e kaluar durrsakët i hapën shumë punë kryeqytetasve, teksa në 5 ndeshjet e zhvilluara, djemtë e detit regjistruan 3 fitore 1 humbje dhe 1 barazim.

Formacionet zyrtare:

TIRANA: Bekaj, Toli, Vangjeli, Hoxhallari, Vrapi, Najdovksi, Batha, Kobina, Muçi, Danso, Sasraku. Trajner: E. Egbo.

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, E. Vila, Avdyli, L.Vila, Bregu, Hebaj. Trajner: E. Martini.