Pëlqehet nga trajneri Guardiola, Manchester City 'blindon' talentin e skuadrës

Manchester City ka treguar se nuk heziton të shpenzojë shuma të majme për transferimin e futbollistëve cilësorë.

Mirëpo, këtë herë “Qytetarët” duan të dëshmojnë se nuk dinë vetëm të shpenzojnë për transferimin e lojtarëve, por edhe të shpërblejnë talentet e akademisë. Sipas, “Daily Star” drejtuesit e Mancheste City-t po mendojnë ti rrisin pagën 20 vjeçarit, Phil Foden, i cili ka zënë vend të rëndësishëm në skuadrën e Pep Guardiola-s.

Foden, nënshkroi një kontratë gjashtë-vjeçare në korrik të vitit 2018, me një pagë  prej 1.2 m £ në vitë. Sipas mediave angleze paga e mesfushorit anglez pritet të trefishohet. Mjaftueshme për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme besimi...