Basha: Urime më të përzemërta për Biden, krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Urimet e mia më të përzemërta për @JoeBiden në zgjedhjen e tij si President i ri i SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë

Unë dhe @pdshqiperi shpresojmë që të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta.