Reagon Biden: Do jem president i të gjithë amerikanëve

Joe Biden reagoi pasi mediat e projektuan si fitues të zgjedhjeve presidenciale.

Ai shkruan se do jetë president i amerikanëve.

"Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur për të drejtuar kombin tonë të madh.

Puna që kemi përpara është e vështirë, por ju premtoj se do jem president për të gjithë amerikanët, nëse më keni votuar ose jo.

Do e mbaj besimin që më keni dhënë," shkruan ai