Joe Biden fiton zgjedhjet presidenciale amerikane

Rrjeti britanik BBC shpall fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Sipas projeksioneve të BBC, Joe Biden është fituesi i zgjedhjeve.

Ekipi i BBC raporton se Biden ka fituar shtetin e Pensilvanisë, duke kaluar numrin e nevojshëm të 270 votave elektorale.

Sipas BBC, Donald Trump bëhet presidenti i parë me një mandat që prej vitit 1990.

Trump nuk e ka pranuar humbjen. Sipas tij, zgjedhjet janë manipuluar.

Ndërsa CNN raporton se: Joe Biden do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Sipas CNN, fitorja në shtetin ku ai lindi, i siguroi 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar.