VIDEO/ Makina e policisë tremb çiklistët, rrëzohen të gjithë

Një makinë e karabinierëve në Avetrana (Taranto) të Italisë ka shkaktuar një aksident masiv duke rrëzuar një dyzinë çiklistësh gjatë një gare amatore.

Makina e policisë ishte në patrullim me sirenë ndezur në ruajtje të sigurisë, kur është ndeshur në një kthesë të dyfishtë, mbase për shkak të gabimit të një çiklisti i cili i del përpara makinës, me grupin e çiklistëve.

Makina për të shmangur çiklistin që i del përpara, frenon papritur duke rrëzuar në të njëjtën kohë çiklistët që ndodheshin pas saj.