Çfarë ndodh me dhjamin tonë kur humbasim peshë?

Dietat janë bërë aq të popullarizuara sa të paktën 43% e njerëzve pranuan të ndiqnin një dietë të caktuar vitin e kaluar. 

Sidoqoftë, shumica prej nesh nuk e di se çfarë ndodh me dhjamin e trupit kur bëhemi më të dobët. 

Në fakt, mënyra se si e eleminojmë yndyrën e trupit tonë ishte gjithashtu një mister dhe për dietologët deri vonë.

Por, një grup shkencëtarësh kanë zbuluar se çfarë ndodh vërtet me dhjamin që ne humbasim gjatë dietave.

Jo të gjithë yndyrat eliminohet permes jashtëqitjes

Një keqkuptim i zakonshëm është supozimi se e gjithë dhjami i trupit tonë eliminohet përmes banjës. 

Por ky studim zbuloi se, në 22 gram yndyrë, vetëm 3.5 gram e saj , shndërrohet në ujë dhe mund të shndërrohet në urinë, jashtëqitje ose lëngje të tjera trupore.

Nuk kthehet në energji

Edhe pse shumica e mjekëve të familjes, dietologëve dhe trajnerëve personalë ende mendojnë se dhjami i trupit kthehet në energji, ky mendim tashmë është provuar i gabuar. 

Në fakt, energjia jonë është konstante me kalimin e kohës dhe nuk mund të shtohet ose hiqet, duke respektuar ruajtjen e energjisë.

Ne eleminojmë yndyrën e trupit duke marrë frymë

Mund të jetë një çudi që ne në të vërtetë eleminojmë dhjamin e trupit përmes mushkërive, por është e vërtetë. 

84% e pothuajse gjithçkaje që hamë merret si dioksid karboni, por fatkeqësisht, kjo nuk do të thotë që thjesht frymëmarrja do të na ndihmojë të humbasim peshën e tepërt.

Sekreti është të hani më pak dhe të lëvizni më shumë

Nëse përpiqeni të merrni frymë më shumë vetëm për të humbur peshë, jo vetëm që nuk do t'ju ndihmojë, por gjithashtu do t'ju bëjë tëkeni marrje mendsh.

Sekreti, i cili është provuar nga ekspertët, është të mos hani me shumë dhe të zgjidhni një rutinë ushtrimesh që ngre normën metabolike, si vrapim i shpejtë ose çiklizëm .

 

Burimi: Bright Side